Kurti: Bandat në veri, ose kthehen në Serbi, ose arrestohen në Kosovë, pastaj zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për t’u mbajtur zgjedhjet “fillimisht banditët që shkaktuan dhunë duhet të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për t’u mbajtur zgjedhjet “fillimisht banditët që shkaktuan dhunë duhet të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë”, duke shtuar se këto zgjedhje duhen të jenë demokratike.

Rreth takimit në javën e ardhshme me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të vendit, kryeministri Kurti ka dhënë më shumë informacione në një intervistë për NBC News.

“Është e qartë se kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm, për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votuesve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme, por ato duhet të jenë fer, demokratike dhe të lira…Ne duhet ta ndalojmë Beogradin në mënyrë që të mos i bullizojë serbët e Kosovës, ata duan të votojnë”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika