Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, praktikisht ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaratë para mediave, 09.11.2022





Pas takimeve mbi tetë orë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ajo se çfarë ka kërkuar BE-ja nga Kosova është pezullimi i masës së gjobës dhe të vazhdohet vetëm me qortimet.

Kreu i qeverisë ka theksuar se me këtë rast përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, praktikisht ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ta pezullojmë gjobat të vazhdojmë vetëm me ato qortimet, ndërsa në anën tjetër Serbia të pushojë me lëshimin e targave në Serbi që kanë për denominim qytetet e Kosovës, por natyrisht kjo për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë për të cilën jemi ftuar, për dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve, e në propozimin që na kanë sjellë neve, Borrell dhe Lajçak, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecjeje të re për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023”.

“Me keqardhje mund të them se në këtë rast Borrell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

Kjo sepse, sipas Kurtit, i njëjti është propozuar nga BE-ja në marsin e vitit 2023, dhe në anën tjetër po ashtu propozimi është i BE-së.

“Kur u takuam në Parim në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është franko-gjerman por është i BE-së, por i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Megjithatë, Kurti është shprehur i gatshëm të udhëtojë drejt Brukselit që të zhvillojë takime, siç tha ai, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë.

“Marrëveshje finale me normalizim të plotë që ka njohjen në qendër dhe çështjet aktuale si puna e targave, por nuk bën njëra pa tjetrën. Nuk mund të shndërrohemi në liderë shtetërorë që merren vetëm me çështjen e targave e nuk diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve, andaj jemi në këtë situatë çfarë ndodhemi tani. Shpresoj që BE-ja do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të vet. Për pasojë pas 8 orë bisedimesh në 6 takime gjithsej, nuk kemi ende një marrëveshje”, ka përfunduar Kurti.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me theks të veçantë e ka kritikuar Kosovën për mungesën e rezultateve në takimin e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Borell tha, “do t’i informoj shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”.

“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, tha kryediplomati evropian.

Në konferencë për media, Borell tha se BE kishte shkuar me një propozim për ta zgjidhur krizën e shkaktuar në veri të Kosovës, sa i përket çështjes së targave, derisa bëri të ditur se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai i cili nuk e kishte pranuar propozimin e tyre.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika