Kurti: Buxheti i komunave për vitin e ardhshëm do të jetë 742 milionë euro, mbështetja vetëm sa është shtuar

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti i komunave për vitin e ardhshëm do të të jetë 742 milionë euro. Kryeministri ka thënë se "mbështetja jo vetëm që nuk ka munguar, por ajo vetëm sa është shtuar"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se buxheti i komunave për vitin e ardhshëm do të të jetë 742 milionë euro.

“Buxheti i komunave në vitin 2021 ishte 547 milionë euro. Sivjet është 654 milionë. Vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro apo 195 më shumë sesa ishte në vitin e parë të qeverisjes. Pra mbështetja jo vetëm që nuk ka munguar, por ajo vetëm sa është shtuar”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka thënë se kanë zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mjedisit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal përmes “Kartës së Komunës së gjelbër dhe të qëndrueshme”.

“Në dhjetor 2021 inauguruam ngrohjen me biomasë në Komunën e Gjakovës. Ndërkaq në proces e sipër është studimi i fizibilitetit për ngrohje qendrore në gjithsej tetë komuna, në mënyrë që qytetarët të kenë ngrohje të qëndrueshme me çmim të përballueshëm”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të ekzekutivit, anëtarësimi në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership, e ka rreshtuar Kosovën “me shtetet më demokratike në zotimin e përbashkët për qeverisje të hapur, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse”.

Ai ka thënë se miratimi i Ligjit të Performancës do ta rrisë transparencën e komunave ndaj qytetarëve, ndërsa lansimi i platformës E-Komuna ua lehtëson qytetarëve marrjen e shërbimeve komunale.

“Ndër të tjera, në këto dy vjet e gjysmë janë nënshkruar gjithsej 15 nisma për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar, kemi mbështetur afër 150 projekte të ndryshme kapitale në komuna përmes programeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë për Zhvillimin Rajonal, mbi 1500 të rinj nga 10 komuna të ndryshme kanë përfituar nga programi “Komunat për të rinj”, dhe janë ndarë 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë”, ka shkruar tutje Kurti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika