Kurti e uron Shqipërinë: Festë e madhe që do të vazhdojë në “Euro 2024”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në "Euro 2024"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në “Euro 2024”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti i ka uruar futbollistët për momentin e dytë historik të kuqezinjve.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe që do të vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!,” ka shkruar ai.

Ndryshe, Shqipëria e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian, pas barazimit me Moldavinë, me rezultat 1:1. Golin e vetëm për të përzgjedhurit e Sylvinhos e realizoi sulmuesi Sokol Cikalleshi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika