Kurti fton përfaqësuesit evropianë të mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në Bukuresht, i ka ftuar të pranishmit që ta mbështesin vendin tonë në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Bukuresht në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë, i ka ftuar zyrtarët evropianë të mbështesin Kosovën në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se prezent në këtë takim ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, e është pritur edhe nga kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu.

“Në konferencë e margjina të saj bashkëbiseduam por edhe patëm kënaqësinë të ishim edhe në praninë e Komisionerit Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për President të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, Kryetarit të PES-it dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven, gjithashtu të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Zëvendëskryetares të Parlamentit Evropian, Katarina Barley, Kryetares së grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Pérez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it. Të gjithë të pranishmit, i ftova që ta mbështesin vendin tonë në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës me 16 prill në Asamblenë Parlamentare”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, ky takim me përfaqësues të partive socialdemokrate është i rëndësishëm për fuqizimin mes partive.

Kurti ka përmendur edhe takimin me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Bukuresht.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika