Kurti fton shqiptarët ta votojnë Kamberin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar shqiptarët të votojnë bartësin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin në ripërsëritjen e zgjedhjeve që do të zhvillohen në Luginë

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Pas kërkesës së bartësit të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Luginë, do të ketë ripërsëritje të zgjedhjeve, në qendrën 6 të votimit, në Bujanoc.

Tani, është rritur mundësia që Kamberi të fitojë edhe një mandat deputeti, pasi potenciali votues i vendvotimit 6 është 1089 vota, e që nevojiten 650 vota ose votimi i 60 për qind i qytetarëve, që Kamberi të vazhdojë përfaqësimin e shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook‘, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët të votojnë Kamberin, që të mund të përfaqësojë shqiptarët në Luginë.

Kurti e vlerëson Kamberin si një përfaqësues mjaft të denjë të shqiptarëve në seancat parlamentare, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe denoncimin e regjimit autokratik në Serbi.

”Për dy mandate, përfaqësimi z. Kamberi ka qenë gjithmonë i zëshëm gjatë seancave parlamentare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe në denoncimin e regjimit autokratik në Serbi. Ai e kishte mbajtur fjalimin e parë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Serbisë së pasluftës. Sot është një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari”, ishin fjalët e para të fjalimit të tij”, ka shkruar Kurti.

Shaip Kamberi, bartës i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Ai, gjithashtu, ka shtuar se gjatë seancave, z. Kamberi ka listuar faktet për masakrat e Serbisë në Kosovë, dhe ka kërkuar përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare.

”Në seancën e 29 tetorit 2020, z. Kamberi listonte faktet për masakrat e Serbisë në Kosovë dhe mohimin e fshehjen e krimeve nga shteti serb.

Në seancën e 26 nëntorit 2020, dy ditë para Festës së Flamurit, deputeti Kamberi kërkonte që të krijohen kushtet për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare. Skena kur gjersa diskutonte nxori flamurin shqiptar dhe e vendosi në bankën e deputetit, na pati bërë krenarë. Fjalimi i tij edhe më shumë”, ka shkruar ndër të tjerash kryeminstri.

Ndërsa, ai përfundon postimin duke ftuar shqiptarët që më datën 28 prill, për të gjithë ata me të drejtë vote , të shkojnë të votojnë për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, të votojnë për Shaip Kamberin.

Zgjedhjet parlamentare të Luginës së Preshevës janë mbajtur, më 3 prill 2022.

Kamberi kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika