Kurti i bën publik emrat e grupeve kriminale në protestën e dhunshme në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë publikimit të emrave të personave dhe organizatave kriminale që morën pjesë në protestën e dhunshme në veri, ka konstatuar se këto protesta, me të gjithë dashakeqësitë e tyre, kanë shërbyer për të siguruar "identifikime të vlefshme

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i ka bërë publike në Kuvendin e Kosovës emrat e personave dhe organizatave kriminale që morën pjesë në protestën e dhunshme në veri.

Sipas kryeministrit Kurti rolin kryesor në organizimin e protestave po e kryejnë anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Rolin kryesor për organizimin e protestuesve në terren janë duke e kryer anëtaret e formacionit ilegal të së ashtuquajturës mbrojte civile dhe ish-pjesëtar të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren. Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka deklaruar Kurti në Kuvendin e Kosovës.

 “Mirollad Jevtiq është njëri nga udhëheqësit e këtij formacioni ilegale. Shtëpia e tij është shndërruar në Zveçan, në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture. Po ashtu, prezencë të madhe të përfaqësuesve politikë të Listës serbe në atë shtëpi”, ka thënë kryeministri Kurti.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka përmendur edhe Miqko Jevtiq, i cili sipas tij është, pjesëtar i formacionit ilegal, i të ashtuquajturës mbrojtje civile në Zveçan bashkë më të Rajko Jevtiq, ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish-drejtor në Komunën e Zveçanit (babai i Miqko Jevtiq).

“Danillo Josifoviq – i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja civile”. Liljana Aksintejiviq ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale së Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se personat që po i shohim të maskuar janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq, “që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po i drejton ata”.

“Më 29 maj ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq sepse ka qenë duke iniciuar me telefon. Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna brigada”. Millan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë. Danillo Krivokapiq, Jovica llazoviq, Nikola radomiroviq. Vëllezërit Stefan dhe Dejan nedelkoviq. Kjo organizatë kriminale në rrjete sociale ka postuar lajm që pjesëtar të grupit mercenar rus, Wagner, kanë arritur në Kosovë”,  është shprehur ai.

Po ashtu, Kurti ka thënë se i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus, është edhe Knesheviq, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodna patrolli”.

Ndërkaq, ai ka përmendur edhe Vladimir Radivojeviq që ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Danijell Gjukiq bashkë me një grup personash kanë gjuajtur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radojeçiqit. Millosh Gjukiq, vëllai i Danijellit, këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Aleksandar Vuqiç. Millan Jugosllav Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në veri të Mitrovicës, ka marrë pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës. Millan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegale të quajtur “Mbrojtja Civile” më 31 mars bashkë me një grup kanë shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka përmendur Peter Millosheviq, Dejan Jevtiq, Nikolla Baldini, Millan Zhivkoviq, Vuk Brankoviq, Lluka Vllaskoviq,  Bozhidar Todoroviq dhe Radisha Denoviq.

Më 31 maj nga Policia janë arrestuar dy serb Ivan Sekuliq dhe Sinisha Jeviq, ata kanë poseduar mjete të dyshimta’.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika