Kurti i kërkon LDK-së ta paraqesë zyrtarisht emrin e Vjosa Osmanit për presidente 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike e Kosovës që ta paraqesë zyrtarisht emrin e Vjosa Osmani si kandidate për presidente, nëse qëndron prapa këtij propozimi.

Në një deklarim publik, Kurti theksoi se nuk është serioze që të përmenden emra në mënyrë joformale, pa një vendim të qartë nga strukturat drejtuese të partisë.

“Kryetari i LDK-së nuk tregon se për kë i ka 15 nënshkrime. Por thotë a mi garanton mu 66 vota në kuti që janë të fshehura aty, se votimi është i fshehtë. Pra, 15 nënshkrime pa emër të përveçëm sipër, me datën e pardjeshit, ua tregon juve, jo mua. Dhe thotë a mi garanton 66 vota në kuti. Kjo është totalisht e palogjikshme, nuk është serioze. Kush dëshiron të bashkëpunoj me LVV duhet të na sjell listën me 15 nënshkrime dhe me emrin e kandidates apo kandidatit të LDK-së për presidentit. Dhe më pastaj atyre 15 nënshkrimeve ne ua shtojmë edhe 15 të tjera. Pasi të flas me profesorin Hatixhe Hoxha. Po të ishte edhe PDK-ja duhet mund t’i vinin edhe nga PDK-ja…

Në këtë rast ne duhet të ia marrim një kandidat ekzistues dhe ë ja japim kandidatit të LDK-së, që s’po e tregojnë emrin ende zyrtarisht. As tek ju as tek unë. Veç se po e përfolin, pa ia dhënë vulën e Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Hamza.

Të fundit nga rubrika