Kurti: Kosova është një vend normal, Serbia jo

Albin Kurti ka thënë se pas shpalljes së pavarësisë, shteti i Kosovës u bë shtet normal, por Serbia jo dhe kjo sipas Kurti ishte çështje e popullit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është një vend normal, ndërkaq Serbia nuk është.

Kurti tha se pas shpalljes së pavarësisë, shteti i Kosovës u bë shtet normal, por Serbia jo dhe kjo sipas tij ishte çështje e popullit serb.

“As marrëdhëniet tona nuk janë normale. Normalizimi i marrëdhënieve do të thotë që në fund të kemi një marrëveshje, një marrëveshje që është ligjërisht e detyrueshme ndërkombëtarisht dhe në të cilën në fokus kemi njohjen reciproke. Ju e dini që Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe tani kemi një afat që ajo njohje reciproke të zbatohet diku në pranverën e vitit të ardhshëm. Kjo është marrëveshja që është arritur mbrëmë dhe që Serbia e ka pranuar”, ka thënë Kurti për një medium malazez.

Kurti tutja ka thënë se Serbia ka pranuar edhe hapjen e negociatave që do të bazohen në ofertën e Brukselit, e cila mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Plani, thotë ai, është që javën e ardhshme ose javën në vijim të organizohet një takim në Bruksel, ku do të fillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.

Por, Kurti shprehet pesimist nëse Vuçiq do ta respektojë marrëveshjen.

“Nga 33 marrëveshjet e arritura nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, Serbia nuk i ka realizuar apo zbatuar dy të tretat e atyre marrëveshjeve. Ne kemi përvojë të hidhur me Serbinë në kuptimin që nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjeve janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Do të punoj që nënshkrimi i marrëveshjes dhe zbatimi i saj të vijnë në të njëjtin kontekst”, thekson Kurti.

Ai beson se kjo nuk është e pamundur.

“Tani kemi si garanci Brukselin, Parisin, Berlinin dhe Uashingtonin. Prandaj, ne e shohim këtë deklaratë si një hap progresiv pozitiv në drejtimin e duhur”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka theksuar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përmban elemente të marra nga modeli i dy Gjermanive, i cili mundësoi anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare.

“Por, duke marrë parasysh situatën me Kinën dhe Rusinë, të cilat nuk janë vende demokratike dhe që janë në tension të madh me Perëndimin demokratik dhe kanë të drejtën e vetos, nuk është shumë racionale të pritet që ata të ndryshojnë mendimin e tyre në pak muaj”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika