Kurti në Ditën Botërore për të Drejtat e Fëmijëve: Fëmijët meritojnë më shumë, vendi ynë meriton më shumë

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti k në Ditën Botërore për të Drejtat e Fëmijëve ka thënë Fëmijët meritojnë më shumë – vendi ynë meriton më shumë. Por edhe fëmijët meritojnë më shumë nga vendi ynë, nga shteti, nga institucionet e sistemi politik, ekonomik e kulturor të Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve sot u mblodh Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Ky komitet siguron këshillimin dhe bashkërendimin e politikave shtetërore për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha fushat, sidomos në ato të arsimit, drejtësisë, shërbimeve sociale, shëndetësisë dhe kulturës.

Para anëtarëve të Komitetit dhe të fëmijëve të pranishëm, Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij, tha se përveçse se të shënojnë një ditë të rëndësishme për të gjithë, jemi mbledhur sot që të dëgjojmë dëshirat dhe shqetësimet e fëmijëve tanë, reflektojmë mbi progresin tonë dhe të theksojmë domosdoshmërinë për të bërë më shumë.

“Nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri. Përfshirë shoqërinë tonë. Janë fëmijët e sotëm ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë”, deklaroi kryeministri thueht në njoftimin e Kryeministrisë.

Duke iu referuar synimeve dhe zotimeve në programin qeverisës, kryeministri Kurti tha se po vazhdojmë të investojmë mundin, kohën, energjinë dhe burimet, në të gjitha aspektet ku fëmijët kanë nevojë, për t’u rritur të shëndetshëm e të lumtur, për zhvillimin në fëmijëri të hershme, për mbrojtje, mos diskriminim, me pjesëmarrje e fuqizim.

Më tej, ai përmendi shtesat për fëmijë, të cilat gjatë vitit të ardhshëm do të përfshijnë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare; ndërtimin e çerdheve, që në buxhetin e vitin të ardhshëm janë buxhetuar 11 sosh; stafin shtesë për çerdhe; ligjin e miratuar në qeveri për arsimin e fëmijërinë e hershme; thirrjen e përbashkët me presidenten e vendit, Bankës Botërore dhe UNICEF për Veprim dhe Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme; dhe angazhimin e 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara e më nevoja të veçanta të paraparë në buxhetin për vitin 2023, si investimet e tona që përtej mirëqenies së fëmijëve tani, garantojnë kthime të konsiderueshme për të ardhmen.

Përkundër të gjitha punëve që kemi bërë, e që vazhdojmë të bëjmë, kryeministri Kurti u shpreh se për fëmijët gjithmonë mund e duhet të bëhet më tepër.

“Fëmijët meritojnë më shumë – vendi ynë meriton më shumë. Por edhe fëmijët meritojnë më shumë nga vendi ynë, nga shteti, nga institucionet e sistemi politik, ekonomik e kulturor të Republikës së Kosovës. Edhe vetëdije më e lartë shoqërore, edhe përgjegjësi më e madhe institucionale. Kjo ditë na bën thirrje, pra, për të bërë më shumë veprim kolektiv”, tha kryeministri Kurti.

Ai u uroi fëmijëve Ditën Botërore për të drejtat e tyre, duke shtuar se kjo ditë është gjithashtu një thirrje për të ripërqendruar vëmendjen te fëmijët dhe për të punuar së bashku për të tashmen e të ardhmen e tyre.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika