Kurti në ODI: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja dhe NATO-ja

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, i ftuar për një bashkëbisedim të organizuar nga instituti ODI, ka thënë se orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja dhe NATO-ja, demokracia, sundimi i ligjit e zhvillimi ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për një bashkëbisedim të organizuar nga instituti ODI (Overseas Development Institute).

Kurti ka përshkruar rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe demokratizimit, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në qershorin e vitit 1999. Në këtë drejtim, ai ka kujtuar rolin e diasporës në ndërtimin e Kosovës si dhe ka vlerësuar kontributin e Mbretërisë së Bashkuar, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të të gjithë aleatëve.

I pyetur mbi zhvillimin e vendit, Kurti ka thënë se ekonomia po rritet dhe orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja dhe NATO-ja, demokracia, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik e luftimi i korrupsionit. Ai ka thënë se progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik duhet të ecin paralelisht krah për krah me njëra-tjetrën.

“Kryeministri reflektoi mbi progresin ekonomik në tri vitet e fundit, ku Kosova ka shënuar dyfishim të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, shtimit të ekonomisë së vendit çdo vit me nga një miliard, rritje të të hyrave buxhetore pa ndërruar politikat fiskale, mesatare të rritjes ekonomike prej 6.2%, si dhe rritje të punësimit me 20% ndër të tjera. Ai theksoi se rëndësi të veçantë ka patur që kjo rritje të shpërndahet për shoqërinë e qytetarët, andaj dhe janë ndërmarrë iniciativa e politika, si arsimi i lartë falas, shtesat për fëmijë e nënat lehona, si dhe po zhvillohet sistemi dual i edukimit me qëllim ndërlidhjen e shkollimit me tregun e punës, e ku përfituesit më të mëdhenj janë të rinjtë dhe gratë”, ka njoftuar Kryeministria.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar mbështetjen për bizneset, industritë e ndërmarrjet, duke veçuar avancimet në sektorin e teknologjisë dhe potencialin për zgjerim dhe ngritje të këtij sektori.

“Teksa rikujtoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes 400 milionë euroshe me BERZH në Samitin e mbajtur në Londër në shkurtin e këtij viti, kryeministri tha se përkrahja financiare e aleatëve tanë do na mbështesë tutje në kanalizimin e përpjekjeve tona në rrugëtimet integruese, e ku veçoi dhe Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika