Kurti në pritje të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës, Ministria e Brendshme, i kanë kapacitet që t’i heqin ato barrikada. Por ai shton se “javën e kaluar na është kërkuar nga KFOR-i që të japim më shumë kohë për heqjen e tyre”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për barrikadat e vendosura në veri të vendit, ka thënë se institucionet përkatëse të vendit kanë kapacitet që t’i largojnë barrikadat, por që për këtë po presin veprimin e Misionit Paqeruajtës KFOR-it.

Në një konferencë për media, kreu i qeverisë ka theksuar se problem më i madh sesa barrikadat e vendosura janë ata të cilët Kurti i quan “eksponentë të krimit” të financuar dhe organizuar nga Beogradi.

“Sa u përket barrikadave është e vërtetë që javën e kaluar na është kërkuar nga KFOR-i që të japim më shumë kohë për heqjen e tyre dhe jam optimist për këtë. Kemi parë vëmendje dhe angazhim të KFOR-it, por në të njëjtën kohë e ritheksoj që Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës, Ministria e Brendshme, i kanë kapacitet që t’i heqin ato barrikada, që nuk janë barrikada civile prapa të cilëve qëndrojnë njerëz të uniformuar dhe të armatosur që janë problem edhe më i madh se barrikadat, sepse ato janë vënë nga ata të cilët janë eksponentë të krimit të organizuar që e kanë mbështetjen nga Beogradi dhe financimin prej andej”, ka thënë Kurti.

Përkundër thirrjeve ndërkombëtare që barrikadat në veri të hiqen menjëherë, ato vetëm po shtohen. Të martën serbët kanë vendosur dy barrikada të reja, njërën në Lagjen e “Boshnjakëve”, ndërsa tjetrën në Zveçan. Ndërsa pak para mesnatës të së mërkurës, është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdarë.

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 19.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, të martën e 27 dhjetorit, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një barrikadë e re në Lagjen e “Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës dhe një në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika