Kurti në QKUK njoftohet për trajtimin e pacientëve që pësuan djegie nga bombola e gazit në Kçiq

Njëra prej 13 personave të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit e në fshatin Kçiq të Mitrovicës ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Ajo tashmë ndodhet në Suedi.

Këtë informatë ia dhanë kryeministrit Albin Kurti, i cili shkoi në Kirurgjinë Plastike në QKUK për t’i vizituar këta pacientë.

“Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin, sot ishim në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë, ku i pamë për së afërmi tri shërbime të reja, të cilat kanë filluar në më pak sesa një vit dhe në veçanti ishim dëshmitarë të implantologjisë, me ç’rast bashkëbiseduam me stomatologët aty dhe i falënderuam për punën dhe angazhimin që po bëjnë, përfshirë aty jo vetëm shërbimin cilësor, por edhe pritjet shumë të shkurta të pacientëve.

Ndërkaq, vazhduam edhe këtu tek Emergjenca e më pastaj edhe te Kirurgjia Plastike që të shohim se çfarë ka ndodhur më pastaj me ata 13 pacientët që u lënduan, disa lehtë e disa edhe shumë rëndë me shpërthimin e bombolës së gazit e që vijnë nga fshati Kçiq i Mitrovicës. Na njoftuan se njëra prej pacienteve tashmë ndodhet në Suedi, që ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ai,

Tutje, ai ka thënë se “mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizmi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë, edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë”.

 

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika