Kurti në takim me Radman: Në takimin e 2 majit në Bruksel propozova një Asociacion sipas modelit kroat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me ministrin e jashtëm të Kroacisë, Radman e njoftoi se në takimin e 2 majit në Bruksel ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti

Në ditën e Evropës, 9 majin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman.

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit me ministrin Radman ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i ka thënë ministrit kroat se në takimin në Bruksel më 2 maj, kishte propozuar që çështja e pakicës kombëtare serbe të trajtohet sipas modelit kroat.

“Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për Marrëveshjen Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Planin e Zbatimit të saj, sipas dakordimit në Bruksel dhe në Ohër. Kryeministri e njoftoi ministrin Radman se në takimin e fundit të nivelit të lartë, që u mbajt javën e kaluar, ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike, bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe. Në lidhje me të, ai tha duke qenë vend anëtar i BE-së dhe i NATO-s, Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur për sa i takon të arriturave ekonomike dhe demokratike, por edhe për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi Radman për kontributin, ndihmën dhe mbështetjen e pareshtur të Kroacisë që nga koha e Federatës së ish- Jugosllavisë, pas luftës çlirimtare e deri te shpallja e pavarësisë.

“Kroacia ishte një nga shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, teksa muajin tjetër shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Radman me zhvillimet aktuale, punën e qeverisë dhe arritjet kryesore të viteve të fundit. Progres ky që po mbështetet edhe nga raportet kredible ndërkombëtare, të cilat vit pas viti po e nxjerrin Kosovën si lidere në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, sidomos në fushën e demokracisë, lirive dhe të drejtave, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit”, thuhet tutje.

Ndërkaq, ministri Radman ka thënë se vendi i tij përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu kandidimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika