Kurti: Nuk e kam kundërshtuar planin franko-gjerman, është hap në drejtim të duhur

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e ka kundërshtuar planin franko-gjerman për dialogun, por ky plan sipas tij është refuzuar nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për planin franko-gjerman ka thënë se është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera në dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.

“Tashmë nuk jemi te ajo, tash jemi te vlerat, e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtim të duhur”, gjersa ka shtuar se ky plan ka mbështetjen e Brukselit dhe të Washingtonit.

Ndërsa ai ka thënë se ky plan është refuzuar nga Beogradi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur nga ata që tentojnë të shndërrojë destabilizim e pasiguri në Kosovë.

“Qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin, është për të maskuar refuzimin e planit, i bëjnë këto drama për të kamufuluar”, ka deklaruar ai.

Ndërsa i pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ai ka thënë “Pyetjeve të juaja për Asociacionin unë ju përgjigjem qe 9 vite. Ju e dini qëndrimin tim për Asociacionin. Nuk kam përgjigje të reja në pyetje të vjetra”.

Ndërsa se a do të shkojë vendi në zgjedhje, ai është përgjigjur duke thënë se në vend nuk ka zgjedhje por në komunat veriore.

“Do të mbajmë zgjedhje në komunat veriore të Kosovës”, duke i ndjekur afatet ligjore kushtetuese në vend gjersa ka shtuar se nuk ka pasur nevojë për zgjedhje.

“Nuk ishte në dorën tonë, dorëheqja është e atij që jep dorëheqje”, ka theksuar Kurti.

 

 

 





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika