Kurti pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak: Dhuna s’ka vend në demokraci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, Robert Fico, i cili është plagosur pasditen e së mërkurës.

Në një postim në platformën X, Kurti e ka quajtur tejet shqetësues lajmin për plagosjen e kryeministrit Fico, derisa ka theksuar se dhuna nuk ka vend në demokraci.

”Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, raporton se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe i shprehim mendimet tona familjes së tij dhe popullit të Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Po ashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar fuqishëm atentatin ndaj kryeministrit Fico, dhe i ka uruar shërim të shpejtë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave evropiane kundër aktit të dhunës.

Kryeministri Fico është plagosur rëndë nga të shtënat me armë dhe është në gjendje kritike.

Ai është goditur në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas mediumit sllovak TA3.

Kryeministri sllovak në “gjendje të rëndë” si pasojë e plagosjes me armë

Autoritetet po e transferojnë atë me helikopter në qytetin e Banska Bystrica për trajtim të mëtejmë.

“Kërcënim i vlerave evropiane”, Osmani dënon fuqishëm atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika