Kurti paralajmëron vendim “të rëndësishëm” për krerët e UÇK-së në Hagë: Nevojitet strategji shtetërore e kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin e apelit ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti iu referua aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar atë si të mbështetur në baza të pasakta historike dhe faktike.

“Të dashur qytetarë, pasnesër bëhen një muaj prej aktgjykimit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e që mbështetej mbi themele të pasakta, si nga pikëpamja historike, ashtu edhe ajo faktike”, deklaroi Kurti.

Ai tha se ekzekutivi do të shfrytëzojë mjetet që i ka në dispozicion për të mbështetur mbrojtjen e tyre gjatë procedurave të apelit, ku pret që të korrigjohet ajo që e cilësoi si padrejtësi.

“Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë me mjetet që i ka në dispozicion t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie”, tha ai.

Kurti theksoi se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe interesat e Kosovës kërkojnë një strategji të mirëpërgatitur. Sipas tij, para ndërmarrjes së hapave të mëtejshëm, është e nevojshme një analizë e plotë e aktgjykimit në formën e tij të plotë.

“Për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së dhe për vendin tonë, duhet një strategji e mirëmenduar. Fillimisht duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përpara”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se suksesi në apel kërkon organizim dhe një strategji në nivel shtetëror e kombëtar, duke paralajmëruar se në mbledhjen e Qeverisë do të merret një vendim lidhur me këtë çështje.

“Në apel na duhet suksesi, e për këtë gjë nevojitet organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, përfundoi Kurti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika