Kurti për Ditën e Dëshmorëve: E kaluara e lavdishme është vendimtare për ecjen e Kosovës si shtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë si dhe te shtatorja e dëshmorit, Zahir Pajaziti, ku ka thënë se e kaluara e lavdishme është vendimtare për ecjen e Kosovës si shtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë si dhe te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti.

Pas homazheve, Kurti para mediave ka thënë se, e kaluara e lavidshme e dëshmorëve është vendimtare për ecjen përpara të Kosovës si shtet.

“Kujtimi dhe përkujtimi ynë për ta është dëshmi që ne besojmë për të tashmen tonë, për të ardhmen tonë, e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb”, është shprehur Kurti.

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve

I pari i ekzekutivit, ka theksuar se si qeveri duke iu falënderuar gjakut të dëshmorëve nuk do të harrojnë se nga vijnë.

“Si Qeveri e Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë, pikërisht, duke iu falënderuar gjakut të derdhur për liri, i cili nuk shlyhet kurrë ashtu sikurse edhe emri i këtyre dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë”, ka shtuar ai.

Ai pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit, ka thënë se, komandanti Pajaziti është hero i popullit në ditët e sotme, por do të mbetet për jetë e mot udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit.

“Prishtina si kryeqytet është gjatë luftës çlirimtare vendi në kuadër të zonës operative të Llapit e ku kishin komandant Zahir Pajazitin, i cili me aksionet e tij çlirimtare e dha kushtrimin e lirisë shumë herët, para se të fillonte lufta çlirimtare, dhe në këtë mënyrë mobilizoi mbarë popullin dhe zgjeroi radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt qershorit të vitit 1999 edhe kur u realizua çlirimi i vendit”, është shprehur Kurti.

Kryeminsitri i Kosovës, Alvin Kurti, gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit

Kurti pa harruar edhe dëshmorët, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, ka thënë se, ata ishin luftëtarë të paepur që nuk kursyen asgjë.

“Goditnin forcat armike pushtuese serbe gjithandej Kosovës e në veçanti kontribuuan shumë që UÇK të marrë hovin dhe të shndërrohet në ushtri të vërtetë e cila u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë edhe me ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave policore ushtarake dhe paramilitare të Jugosllavisë dhe Millosheviqit”, shtoi Kurti.

Sipas Kurtit, atyre që kontribuuan dhe sakrifikuan, shteti i Kosovës u ka borxh që të ardhmen ta bëjë shumë më të mirë e më të ndritshme sesa që ëhstë tani e ishte në të kalurën.

“Ne që e mabjmë mend dhe e kemi jetuar atë kohë, por edhe ata që rriten sot, të gjithë duhet mirë ta dijnë se nga vijmë në mënyrë që të jemi të sigurt për rrugën tonë përpara si në aspektin e shtetndërtimit demokratik, të mobilizimit të aktivizimit qytetarë gjithashtu edhe të zhvillimit socio-ekonomik”, tha Kurti.

Gjatë homazheve, Kurti ishte i shoqëruar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe bashkëpartiakët e tij.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika