Kurti për Grupin Punues për Apelin në Hagë: Fillimisht hartohet strategjia shtetërore, pastaj kostot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fillimisht duhet të hartohet strategjia shtetërore për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë dhe më pas të përcaktohen kostot e zbatimit të saj.

Duke iu përgjigjur deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e pyeti nëse është ndarë buxhet për zbatimin e strategjisë dhe cilat masa konkrete do të ndërmerren pa pritur përfundimin e afatit 30-ditor të grupit punues, Kurti tha se kostot do të përcaktohen pasi të qartësohen vizioni, mekanizmat dhe masat.

“Së pari ne kemi afatin deri më 30 dhjetor që ta votojmë në mbledhjet e Qeverisë buxhetin për vitin 2027. Dhe këtë do ta bëjmë dhe natyrisht që aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për katër ish-krerët e UÇK-së”, tha Kurti në Kuvend.

Ai theksoi se duhet pritur puna e grupit punues, i cili është ngarkuar me hartimin e propozimit fillestar të strategjisë.

“Por ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore dhe më pastaj kostot. Njëherë vjen ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat, e më pastaj edhe kostoja e tyre. Jo kostoja para mekanizmave e vizionit”, deklaroi Kurti.

Kryeministri tha se nuk mund të paragjykojë rezultatet e punës së grupit, duke kërkuar që atij t’i lihet hapësira për t’i zhvilluar takimet dhe për të paraqitur propozimet.

Sipas Kurtit, grupi punues do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Ai tha se synimi është që strategjia të jetë shtetërore dhe se masat që do të parashihen në të do të mbështeten financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

“Qëllimi ynë është që të jetë strategji shtetërore dhe më pastaj, natyrisht, veprimet e caktuara do të kenë kosto dhe ajo do të mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika