Kurti pret në takim sekretaren gjermane: Vizitat e shpeshta i rikonfirmojnë marrëdhëniet e mira mes shteteve

Të martën e 20 dhjetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller. Njoftohet se sekretarja Möller ka vlerësuar marrëdhëniet e mira dhe të thella ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarja e Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim në takim Sekretaren e Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Republikës së Gjermanisë, Siemtje Möller, të martën e 20 dhjetorit.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar që ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë për çlirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Ai vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë dhe ritheksoi rëndësinë që Qeveria e Republikës së Kosovës i kushton Procesit të Berlinit, si mundësia më e mirë për bashkëpunim mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrisë.

Tutje, njoftohet se është biseduar për mbështetjen lidhur me qëllimin e Kosovës për përgatitje për aplikim dhe pranim në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

“Sekretarja Möller vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe të thella ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet tutje në njoftim.

Mes të tjerash u theksua se vizitat e shpeshta të nivelit shtetëror i rikonfirmojnë marrëdhëniet e “shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Gjermanisë, po ashtu i shërbejnë thellimit të mëtejmë të miqësisë dhe të bashkëpunimit”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika