Kurti: S’u jap garanci kriminelëve që janë në listë të zezë të SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur rreth asaj nëse i ka dhënë Serbisë garanci për mosarrestim të serbëve apo për të mos i çuar forcat në veri të Kosovës. Ai është shprehur se nuk i ka dhënë Serbisë asnjë garanci, pasi sipas tij, nuk mund t'u jepet garanci e as premtime kriminelëve që janë në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, është pyetur rreth asaj nëse i ka dhënë Serbisë garanci për mosarrestim të serbëve apo për të mos i çuar forcat në veri të Kosovës.

Ai është shprehur se nuk i ka dhënë Serbisë asnjë garanci, pasi sipas tij, nuk mund t’u jepet garanci e as premtime, kriminelëve që janë në listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe.

“Sigurisht që jo. E vetmja garanci që japim si qeveri demokratike është barazi për të gjithë qytetarët. Kushtetutshmëri në gjithë komunat, në gjithë territorin. Rritje ekonomike dhe mirëqenie sociale që nuk e përjashton askënd. Premtime dhe garanci demokratike. Unë s’u jap premtime dhe garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest apo që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka theksuar se nuk mund të garantojë diçka që është kundër ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Sigurisht që jo. Unë s’mund të garantoj diçka që është jashtë apo kundër ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka shtuar Kurti.

I pyetur për një marrëveshje mes vendeve, ai ka thënë se nevojitet marrrëveshje me njohje reciproke në qendër.

“Jo, sepse marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë është abnormal. Duhet marrëveshje për normalizim me njohjen reciproke në qendër”, ka theksuar Kurti.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika