Kurti sot merr pjesë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, për ta shënuar Ditën e informimit për komunitetet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në "Ditën e informimit për komunitetet" në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot do të marrin pjesë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në shënimin e “Ditës së informimit për komunitetet”.

Ngjarja do të mbahet në Vushtrri, nga ora 12:00. Ajo do të mbahet në Sallën e sportit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

“12:00 Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla; ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq etj. (Salla e sportit në Akademi, Vushtrri)” – thuhet në kalendarin e ngjarjeve të EO.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika