Kurti takohet me ambasadorin Carpenter, diskutojnë për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorin Michael Carpenter, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Donika Gërvalla, nga MPJD në takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter dhe ambasadorin e ShBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ambasadorin, Michael Carpenter.

Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe OSBE-së.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Aty u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

“Duke folur për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat e tjera të ndërlidhura, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm, si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika