Kurti takon kryetarin e Zveçanit, flasin për nevojën e investimeve publike në komunë

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me drejtuesit e Komunës së Zveçanit ka diskutuar për qeverisjen komunale, projektet e reja dhe sfidat që kërkojnë investime urgjente në infrastrukturë dhe shërbime publike

Foto:Zyra e Kryeministrit, 17 shtator 2024.

Nën vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave veriore, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me drejtuesit e Komunës së Zubin Potokut, ka pritur kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, nënkryetaren, Natasa Tomaniç dhe drejtorët komunalë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, temë kryesore në këtë takim, ishte qeverisja komunale, shërbimet e reja, përfshirë ato që ofrohen nga agjencitë qendrore, sikurse Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, të cilat tashmë janë funksionalizuar në Komunën e Zveçanit.

Ndërsa, Peci e ka njoftuar kryeministrin me projektet e përfunduara, 12 sosh, gjatë mandatit tij dhe për projektet që janë në proces të zbatimit.

“U veçua praktika e takimeve të rregullta javore ndërmjet drejtuesve komunalë dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve, gjë që dëshmon nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, masat mbështetëse të komunës për banorë në fushën e bujqësisë, nga të cilat shumica e përfituesve vijnë nga radhët e komunitetit serb, masat e punësimit të mbështetura nga Qeveria, e prej të cilave deri më tani 80 qytetarë janë punësuar, si dhe bashkëpunimin e afërt të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Gjatë takimit, gjithashtu është diskutuar edhe rreth sfidave të trashëguara në komunë, për nevojën për investime publike në zgjerimin, funksionalizimin dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, sidomos në fshatrat më të thella të komunës, në infrastrukturë dhe në ndriçim publik, që do të rriste sigurinë publike.

“Me këtë rast, u theksua rëndësia e përgatitjeve dhe miratimi i buxhetit komunal sipas afateve të Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve, në mënyrë që buxheti për projektet aktuale dhe ato të reja të reflektojnë në Ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2025”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Peci dhe drejtorët komunalë për punën e tyre të përditshme, angazhimin për përmirësimin e shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarëve, pa dallim, si dhe për bashkëpunimin  me institucionet qendrore.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika