Kurti takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në prag të takimeve në Bruksel, kryeministri i Kosovës Kurti është takuar me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe njëherësh, edhe me ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, janë takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se pëgjatë takimit, është theksuar vazhdimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Pjesë e bisedimeve në takim ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“U bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

Foto nga takimi

Pas një viti, pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të ulet përsëri në tavolinën e bisedimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqm, takim ky që pritet të realizohet të enjten, më 18 gusht.

I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika