Kurti udhëton për në Athinë, pjesë e darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi, ku do të jetë pjesë e darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor të ftuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 21 gushtit ka udhëtuar për në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Siç njofton Kryeministria, atje Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.

Po ashtu, gjatë qëndrimit atje, shefi i ekzekutivit do të zhvillojë edhe disa takime.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika