Kusari-Lila për situatën në veri: Vuçiq kërkon të zhvendosë vëmendjen nga plani franko-gjerman

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bllokimi i rrugëve në veri është lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq

Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bllokimi i rrugëve në veri është lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i planit franko-gjerman për dialogun.

Ajo ka thënë se me tensionet në katër komunat veriore, Serbia haptazi po i shpërfaq ambiciet territoriale ndaj Kosovës, madje edhe përmes një konflikti tjetër të mundshëm.

“Lojë e Vuçiq për të zhvendosur vëmendjen nga domosdoshmëria e zbatimit të planit evropian apo franko-gjerman, për një marrëveshje finale. Mungesa e guximit të ballafaqohet me atë që është pashmangshëm që do të vijë, qoftë për të apo kushdo tjetër që është në krye të Serbisë, njohja e Kosovës dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje finale për nozmalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve. Ai ka gjetur mundësinë që të tërheqë auditin e fundit që e ka në Kosovë përmes manipulimit. Është shumë e rëndësishme që situata të zgjidhet në mënyrë paqësore, por pa amnisti për ata që shkaktuan këtë situatë”, u shpreh Kusari-Lila për KP.

Ndërsa, rrethanat e fundit në veri, sipas Kusari-Lilës, ia kanë hequr edhe maskën e fundit presidentit serb karshi BE-së dhe ShBA-së, për qëllimet dhe pretendimet e tij destruktive në dialog me Kosovën.

“Pretendimet territoriale dhe synimet për konflikt tjetër të mundshëm të Aleksandër Vuçiqit për Kosovën. Tash edhe zyrtarisht, ata kanë deklaruar dhe konfirmuar se do të kërkojnë të sjellin trupat e tyre në Kosovë, duke ditur se tashmë në dekadën e fundit kanë afruar baza ushtarake afër kufirit me Kosovën. Ka pasur vazhdimisht patrullime, deri tek edhe paraqitja e ambasadorit rus në kufi me Kosovën. Kjo nuk është se nuk është ditur apo parë, por nuk është thënë publikisht. Tash këto rrethanat e fundit kanë hequr edhe maskën e fundit të Vuçiq karshi BE-së, ShBA-së për qëllimet dhe prendimet e tij destruktive në dëm të Kosovës, madje edhe komunitetit serb në Kosovë”, ka shtuar Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se plani franko-gjerman për dialogun synon normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më e rëndësishmja është që synohet normalizim i plotë i raporteve që të hiqen të gjitha pengesat aktuale që janë për Kosovën në rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar. Njohjen nga vendet jonjohëse dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kusari-Lila u shpreh se duhet trajtim i mirëfilltë dhe përmbajtjësor në këtë temë.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika