Kush ia “huqi” e kush “shkëlqeu” gjatë ceremonisë së OSCAR

Tapeti i kuq i Oscars është padyshim ngjarja më e rëndësishme në botën e artit dhe filmit, me yjet që pozojnë të veshur krijimet më të mira të stilistëve. Parakalimi në tapetin e Oscar është sigurisht një pasarelë për personazhet e njohur të kinematografisë dhe artit në përgjithësi dhe për shtëpitë e mëdha të modës ku ato zgjedhin veshjet dhe aksesorët.

Më poshtë janë të rënditur yjet që shkëlqyen e yjet që ia “huqen” me veshje në këtë mbrëmje magjike.

America Ferrera, në garë për aktoren më të mirë në rol dytësor për performancën e saj në Barbie, dukej bukur në rozë e veshur me këtë fustan vezullues Versace dhe gjerdan me jakë të zbukuruar.

America Ferrera

Aktorja e Dune 2, Anya Taylor-Joy kishte veshur një fustan Dior pa rripa argjendi me një fund të skalitur teksa ecën në tapetin e kuq.

Anya Taylor-Joy

Ryan Gosling, i cili do të performojë këngën e nominuar për Oscar  I’m Just Ken  nga  Barbie  gjatë eventit të mbrëmjes, veshi një kostum të zi dhe me një jakë të hapur.

Ryan Gosling

Ylli i popit Ariana Grande, e cila luan në adaptimin e këtij viti në film të muzikalit  Wicked, e kanalizon personazhin e saj Glinda me këtë fustan ngjyrë rozë të butë me zbukurime dramatike rreth belit.

Ariana Grande

Ylli dhe producentja e Barbie, Margot Robbie, për çmimin për filmin më të mirë këtë mbrëmje, shkëlqeu me një fustan të zi elegant të mbledhur në bel.

Margot Robbie

Jennifer Lawrence, e cila së fundmi luajti në komedinë e vitit 2023  No Hard Feelings , veshi një fustan me pika të modës së lartë Dior me një shall të ngjashëm.

Jennifer Lawrence

Cynthia Erivo kishe të veshur një fustan në ngjyrë të gjelbër të cilin e kishte kombinuar bashkë me thonjët por që duket që ia huqi pak.

Cynthia Erivo

Justine Tried duket që veshjen që zgjedhi nuk ishte e duhura për tapetin e kuq.

Justine Tried

Laura Kapman në çantën që mbante në duar kishe çokollada të cilat i hedhte drejtë turmës, por që sa i përket veshjes duket që nuk i pëlqeu turmës.

Laura Kapman

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika