Kush janë “terroristët” që Turqia po kërkon nga Suedia dhe Finlanda?

NATO ka nisur zyrtarisht procesin për të sjellë Suedinë dhe Finlandën në aleancën e saj ushtarake. Por një kusht kyç për Turqinë anëtare të NATO-s është dorëzimi i më shumë se 70 personave të përshkruar nga presidenti i saj si "terroristë"

Presidenti i Turqisë Erdogan.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën mbrojtëse të Perëndimit pasi Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë. Turqia ishte e vetmja nga 30 vendet anëtare të NATO-s që bllokoi ofertat e tyre derisa të dy shtetet nordike ranë dakord për një sërë kërkesash – duke përfshirë dorëzimin e individëve me lidhje të dyshuara me terrorizmin.

Finlanda dhe Suedia ranë dakord të trajtojnë “kërkesat e Turqisë për dëbim ose ekstradimin e të dyshuarve për terror në mënyrë të shpejtë dhe të plotë, me “korniza ligjore dypalëshe për të lehtësuar ekstradimin, njofton BBC.

Turqia është veçanërisht e prirur për dorëzimin që i konsideron të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), të konsideruar një grup terrorist nga BE, SHBA, dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjithashtu, dëshiron edhe ndjekësit e klerikut turk në mërgim, Fetullah Gulen.

Gylenistët fajësohen nga Turqia për një grusht shtet të dështuar kundër presidentit Erdogan në vitin 2016.

Personat që kërkohen nga Turqia janë, Bulent Kenes, ish-kryeredaktor i Today’s Zaman. Një e përditshme e madhe në gjuhën angleze në Turqi, përpara se të mbyllej në vitin 2016. Tani, ai jeton në mërgim në Stokholm.

Bulent Kenes ish-gazetar.

Fatih: “Zjarrvënës profesionist”

Fatih, një kurd finlandez, ishte pjesë e një grupi prej pesë të rinjsh që i vunë zjarrin derës së ambasadës turke në vitin 2008.

Tani një pronar biznesi dhe sipërmarrës 37-vjeçar, ai i tha BBC-së se ishte penduar për atë që bëri: “Në atë kohë, jeta ime ishte ngatërruar, kisha shumë lloje problemesh.”

Aysen Furhoff: Mësuesja që iku.

Aysen Furhoff erdhi në Suedi pasi kreu pesë vjet, nga burgimi i përjetshëm në Turqi për përpjekje për të “përmbysur rendin kushtetues” kur ishte 17 vjeç dhe anëtare e Partisë Komuniste Turke. Ajo tha se i ishte ofruar mbrojtje në Suedi pasi u torturua në burg.

Aysen Furhoff.

Tani 45 vjeç, ajo jeton në Stokholm me burrin dhe vajzën e saj, punon si mësuese dhe këmbëngul se nuk është më e përfshirë në politikën turke.

Kërkesat ligjore në Suedi dhe Finlandë e bëjnë shumë të vështirë për Turqinë të ekstradojë numrin e personave që dëshiron, disa nga kërkesat janë:

Një gjykatë e pavarur ka fjalën e fundit për ekstradimin – jo politikanët

Shtetasit e Suedisë dhe Finlandës nuk mund të ekstradohen

Shtetasit e huaj mund të ekstradohen, vetëm nëse janë në përputhje me Konventën Evropiane për Ekstradim

Ekstradimi nuk lejohet për krime politike ose në vende ku njerëzit rrezikojnë përndjekjen

Veprat e supozuara duhet të shihen si krim në Suedi ose Finlandë.

Sipas gazetës suedeze “Dagens Nyheter”, nga 33 emrat suedezë të listuar në mediat turke, 19 tashmë janë refuzuar për ekstradim nga Gjykata e Lartë e Stokholmit.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika