Kushtetuesja me vendim, rregullorja e BQK-së “për dinarin” nuk pezullohet  

Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me kërkesën e Vasilije Arsiq, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Operacionet me Para të Gatshme, të 1 shkurtit të këtij viti – më të cilën u ndalua përdorimi i dinarit serb në vend.

Kushtetuesja ka konstatuar që; kërkesa të shpallet e papranueshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj dhe rrjedhimisht të refuzohet kërkesa për caktim të masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e zbatimit të Rregullores së BQK-së.

“Sipas sqarimeve të dhëna në Aktvendimin për papranueshmëri, parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur asnjë argument para Gjykatës, se përse mjetet juridike të lartcekura nuk janë efektive, në dispozicion dhe/ose të qasshme në rrethanat e rastit të tij, dhe për pasojë, Gjykata konstatoi që kërkesa duhet të shpallet e papranueshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 7 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe pikën (b) të paragrafit 1 të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës së Gjykatës”. thuhet në njoftim e Kushtetueses.

Ndërkombëtarët e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovën për këtë rregullore që nga njoftimi në janar, por, Qeveria tërë kohën ka deklaruar se është vendim i pavarur të BQK-së e jo për vendim politik. E për këtë vendim pati disa takime në Bruksel, pa ndonjë zgjidhje.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika