Kuvendi shmang procedurat, Projektligji për Specialen kalon në komisione

Me 89 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën për shmangien e procedurave lidhur me shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kërkesa për shmangien e procedurave u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe u mbështet me shumicë votash nga deputetët.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se projektligji duhet të shqyrtohet menjëherë nga komisionet dhe më pas të procedohet për votim në lexim të dytë.

“Nga komisionet të shqyrtohet menjëherë dhe të vazhdohet me lexim të dytë”, ka thënë Haxhiu.

Pas përfundimit të procedurave dhe votimit të këtij projektligji, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Ndërkohë, kanë mbetur rreth 30 minuta deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika