Ky është Shefat Isufi, boksieri që kërkon të mbrojë titullin WBA Continental më 20 prill në Gjermani

20 prilli është data kur boksieri shqiptar, Shefat Isufi, do të ngjitet sërish në ring.

Ai do të kërkojë të mbrojë titullin e WBA Continental në kategorinë gjysmë të rëndë.

Isufi do të ndeshet me letonezin Ralfs Vilcans.

Meçi do të zhvillohet në ‘BMW Park’ në Munchen të Gjermanisë.

Ndërsa, eventi është organizuar nga “Hazrolli Sport & Performance” dhe do të transmetohet live në televizionin Dukagjini.

Kush është Shefat Isufi?

Shefat Isufi ka lindur në Tërnoc të Preshevës. Ai përfaqëson Gjermaninë në boks.

Hapat e parë në boks i ka marrë në klubin e boksit ‘Tërnoci’.

Ai kishte zhvilluar rreth 100 ndeshje në boksin amator në Kosovë dhe Shqipëri.

Në vitin 2010 kishte filluar si boksier profesionist në Munich të Gjermanisë.

Ndërsa, aktualisht Isufi është boksieri i tretë më i mirë në Gjermani në kategorinë gjysmë të rëndë.

Si boksier profesionist ka zhvilluar 44 meçe, ku ka dalë fitues në 38 raste, prej të cilave 24 me nokaut dhe 14 të tjerat me vendim të gjyqtarëve.

Ai ka pësuar katër humbje, një me nokaut dhe në dy raste të tjera meçi ka përfunduar barazim.

34-vjeçari mban titujt WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, WBA  dhe WBF.

Ndërsa, në përballjen për titullin Botëror në versionin WBO, kishte humbur pas 12 raundeve me vendim unanim të gjyqtarëve kundër Billy Joe Saunders.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika