Lajçak pas takimit me Bislimin: Diskutuam për zbatimin e Marrëveshjes

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi u mbajt në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të bisedimeve mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, që pritet të zhvillohet në Bruksel.

Lajçak e vlerësoi këtë takim si një “diskutim të dobishëm”, duke nënvizuar se bisedimet u përqendruan në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak në X.

Takimi i fundit mes palëve u mbajt në mes të shtatorit në Bruksel, ku Lajçak zhvilloi takime të ndara me Bislimin dhe përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq. Megjithatë, një takim trilateral i shumëpritur nuk u realizua.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika