Lajçaku për marrëveshjet Kosovë-Serbi: Nuk ka rrugë kthimi, janë pranuar nga të dyja palët

Në një intervistë për CNBC, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se procesi i dialogut ka sjellë avancime të rëndësishme në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai ka thënë se tani është koha për të zbatuar marrëveshjet e arritura, të cilat nuk kanë rrugë kthimi dhe janë të pranuara nga të dyja palët

Kryeministri i KosovëS, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, Josep Borel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialog. (Foto: Komisioni Evropian)

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ka sjellë progres “si kurrë më parë”.

Sipas tij, tash në fokus është zbatimi.

Lajçaku ka theksuar se masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës”.

“Nuk ka rrugë kthimi. Nuk ka rrugë para këtyre marrëveshjeve, sepse këto marrëveshje janë të pranuara nga të dyja palët”, ka thënë Lajçaku në një intervistë për mediumin amerikan “CNBC”.

Lajçaku ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve lidhet edhe me aspiratat e dy vendeve për në BE.

“Normalizimi do të varet gjithashtu, drejtpërdrejt dhe ngushtë me rrugën e Kosovës dhe Serbisë në BE. Kjo është leva më e fortë që kemi”, ka shtuar ai.

Lajçaku ka nënvizuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të brishta, për shkak të situatave të krijuara kohëve të fundit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika