Lajçak takon Ali Ahmetin

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me udhëheqësin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me udhëheqësin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka treguar se ky është takimi i parë që diplomati evropian ka zhvilluar sot.

“Para fillimit të dialogut Kosovë Serbi në Ohër, Ndêrmjetësuesi Lajçake nisi ditën me takim me Ali Ahmetin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Pas pak, Lajçak do të presë në takim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika