Latifi për reshjet e fundit në Rahovec: Ekipet e FSK-së pritet të ndërhyjnë me makineri

Pas reshjeve të dendura të shiut, ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të ndërhyjnë me makineri në qytetin e Rahovecit

Ndërhyrja e ekipit të FSK-së në Rahovec, për shkak të reshjeve të shiut

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se pas reshjeve të dendura të shiut ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të ndërhyjnë me makineri në këtë qytet.

Kështu ka bërë të ditur Latifi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për vizitën e tij në Rahovec.

“Me bashkëpunëtorë, sot pritëm për vizitë ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj. Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën tonë, ekipet e FSK-së pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë”, ka shkruar ai.

Edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar komunën e Gjakovës pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut të shtunën e 17 shtatorit.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të gjitha dëmet e shkaktuara në bujqësi nga përmbytjet do të kompensohen nga MBPZHR-ja.

“Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, për t’u parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Peci.

Ministri gjatë vizitës në Gjakovë është takuar edhe me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, nga i cili është njoftuar më detajisht për zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndër të tjera, Peci ka shkruar se gjithë dëmet në fushën e bujqësisë do të kompensohen pasi të bëhet vlerësimi.

“Si Ministri, edhe këtë vit do të realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompensohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi”, ka vijuar ai.

Më tej, Peci ka shtuar se kompensimi i dëmeve do të fillojë në muajin nëntor.

Mirëpo, si shkak i reshjeve të shiut, në disa komuna ishte ndaluar uji i pijshëm.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se sa i përket ngritjes së nivelit të lumenjve, do të kuptohet të hënën, dita kur zakonisht matet niveli i ujit.

Mjeku ka treguar se si shkak i turbullirave të ujit nga reshjet e së shtunës, në Shkabaj ka pasur ndërprerje të ujit e njëherësh edhe në Fushë-Kosovë.

“Se a ka pasur ngritje të nivelit të ujit do ta kuptojmë të hënën, ndërsa rrjedhën e ujit në Shkabaj ka qenë e ndaluar si shkak i turbullirave në sistemin e kanalit Ibër-Lepenc, dje jemi detyruar ta ndërprejmë, sepse ka pasur turbullira të mëdha”, ka thënë Mjeku, gjersa ka theksuar se kjo pjesë është në përmirësim e sipër, ndërsa Komunës së Fushë-Kosovës i është rikthyer uji i pijshëm. Ndërkaq, kryeqyteti nuk ishte prekur nga ndërprerjet e ujit”.

Ndryshe, në mëngjesin e së shtunës së 17 shtatorit në Gjakovë dhe në komunat e tjera kanë filluar reshjet e mëdha të shiut dhe pamjet tregojnë se rrugët e qytetit janë vërshuar nga uji, ndër to, edhe disa kate të bizneseve.

Në vërshime thuhet se janë përfshirë edhe disa lagje të qytetit siç janë, lagjja e Qabratit, lokacioni i quajtur “Pika e zezë” afër hotelit President, fshati Brodosan, Meje, Rugovë e Hasit, rruga “Ahmet Koronica”, pjesa e bllokut të ri te ura e Moglicës dhe disa të tjera me intensitet më të vogël.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika