LDK: Me trendin aktual të kësaj qeverie, Kosovës i duhen 40 vjet për ta arritur Kroacinë

"Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare ekonomike ishte 4.7%. Kjo Qeveri, nuk po arrinë të mbërrijë as mesataren e 10 viteve të fundit. Me këtë trend, Kosovës do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë", thuhet në postimin e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë kritikuar qeverinë se për ta bërë veten të duket mirë po e krahason rritjen ekonomike me vitin kur vendi ishte mbyllur për shkak të pandemisë.

Sipas LDK-së, krahasimi i rritjes ekonomike me atë periudhë të pandemisë është “mashtrim”.

“Gjatë tre viteve të fundit, rritja mesatare ekonomike në vend ka qenë vetëm 3.6%. Qeveria, për ta bërë veten të duket mirë, llogaritë dhe rritjen ekonomike gjatë vitit postpandemik; vit që krahasohet me vitin e mbylljes totale. Natyrshëm, çdo vit krahasuar me mbylljen totale e kolapsin ekonomik del rritje. Sepse gjatë mbylljes totale e krizës historike – siç ishte ajo e pandemisë – kishte rënie të thellë e të paprecedentë ekonomike. Krahasimi me pandeminë është mashtrim”, thuhet në postimin e LDK-së.

Tutje LDK thotë se me trendin aktual Kosovës i duhen 40 vjet për ta arritur Kroacinë teksa ka theksuar se pa investime e projekte kapitale nuk mund të ketë zhvillim.

“Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare ekonomike ishte 4.7%. Kjo Qeveri, nuk po arrinë të mbërrijë as mesataren e 10 viteve të fundit. Me këtë trend, Kosovës do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Arsyeja për një rritje jo të mjaftueshme ekonomike është mungesa e investimeve kapitale. Kujtojmë se në 3 vitet e fundit, imvestiemt qendrore janë – si asnjëherë më parë – vetëm 11%. Gjersa, Qeveria në këto tre vite ka ndarë 811 milionë euro para si ndihmë. Pa investime e projekte kapitale, nuk mund të ketë zhvillim. Propaganda nuk e bën ekonominë. Fundja, mirëqenia e zhvillimi s’mund të fshihen sepse ato i ndjenjë qytetarët tanë në çdo hap të tyre”, thuhet tutje në postim.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika