LDK, të premten mban Konventë programore

LDK të premten, do të fillojë me mbajtjen e Konventës Programore rreth vizionit dhe orientimeve themelore të saj

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), të premten, organizon Konventën e saj programore, “Lidhja për të ardhmen”.

Në këtë Konventë do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.

Konventa do t’i zhvillojë punimet më 29 dhe 30 prill 2022 në Hotel Emerald, Prishtinë, duke filluar prej orës 11:00.

Në këtë Konventë përveç Delegatëve të Kuvendit të LDK-së, janë të ftuar edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asambleistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themeluesit dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë organizim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të EPP-së.

Fjalën hyrëse në këtë konventë do ta ketë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

No photo description available.
Agjenda

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika