Lekaj: I pakuptimtë mosreagimi i Qeverisë, Kurti ta shkarkojë urgjentisht u.d. së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të marrë vendim për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Enis Abdurrahmani

Deputeti nga AKK, Pal Lekaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur për domosdoshmërinë e shkarkimit të ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Enis Abdurrahmani, nga detyra.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “përfshirjen” e politikës në grevën e urisë së minatorëve, Lekaj ka thënë se minatorët po keqtrajtohen dhe nuk po merren parasysh kërkesat e tyre që sipas tij janë legjitime.

Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të marrë vendim për shkarkimin e Abdurrahmanit.

“Si komision kemi kërkuar që të raportojë ministrja Artane Rizvanolli në komision për atë që po  ndodhë në Trepçë, ajo na ka injoruar kërkesën tonë dhe kërkesën e minatorëve. Minatorët po keqtrajtohen, nuk po merren parasysh kërkesat legjitime të tyre, e them pa politikë, ministrja edhe po të ishte jashtë vendit do të duhej të merrej urgjentisht me këtë çështje”.

“Nëse nuk ka vendim për shkarkimin e tij, mendoj që do të përshkallëzohet situata, do të ketë solidarizim me grevistët, kështu që kjo nuk i shkon përshtati në këtë situatë të brishtë sigurisë së Kosovës që gjendja të përshkallëzohet dhe për një ushtrues detyre të bëhet e gjithë kjo qëndresë e qeverisë është e pakuptimtë”, tha ai.

Lekaj e quan të pakuptimtë dhe të pashpjegueshme mos reagimin e Qeverisë lidhur me këtë çështje.

“Nuk është koha që të flasim shumë por të marrim vendime dhe të shkarkohet ai zullumqari kryesor që e ka stopuar Trepçën, e ka penguar zhvillimin ekonomik që 2 vite dhe ai është ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv. Minatorët janë në të drejtën e tyre sepse pas situatës së krijuar, pas vonimit të pagave… nuk shoh ndonjë politizim, si opozitë kemi qenë të përmbajtur në kërkesat e minatorëve por po e them që jemi pa politikë dhe urgjentisht sot duhet të shkarkohet kryeshefi ekzekutiv”.

“Sipas asaj që dëgjova, është gatishmëria që pas tetë ditëve që të shkarkohet kryeshefi i ekzekutivit përndryshe Qeverisë i bie e gjithë përgjegjësia, vetëm nëse ka ndonjë lidhje korrupsioni me këtë ushtrues detyre. Është e pakuptimtë, e pashpjegueshme dhe mendoj që kjo qeveria po bën hajgare”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika