Lekaj: Kemi një vakum institucional

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Lekaj ka deklaruar se Kosova aktualisht po përballet me një vakum institucional.

Duke komentuar pritjet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me rastin e shpërndarjes së Kuvendit nga Presidentja Vjosa Osmani, ai tha se masa e përkohshme e vendosur deri më 31 mars nënkupton se gjatë kësaj jave mund të merret edhe aktvendimi përfundimtar.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar me vonesë për arsye politike, duke mos i ndërmarrë procedurat në kohë.

“Sikur z. Kurti të ishte i interesuar për krijimin e institucioneve, do të kishte vepruar me kohë”, ka deklaruar Lekaj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika