Letër Kurtit dhe Vuçiqit, iu kërkohen vendime të vështira

Dy liderët e shteteve më të forta në Evropë, Gjermania dhe Franca i kanë dërguar letër kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. Scholz e Macron kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të jenë të gatshëm për vendime të vështira, e që sipas njohëseve të kësaj fushe për Kosovën vendim i vëshitrë konsiderohet themelimi i Asociacionit, kurse për Serbinë njohja e Kosovës

Pamje nga takimi i fundit në Bruksel

Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, edhe një herë kanë shfaqur interesimin e tyre të madh për të zgjidhur telashet mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje, kësaj radhe kancelari i Gjermanisë dhe presidenti i Francës, i kanë nisur nga një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes saj dy liderve të dy shteteve ballkanike që kanë shumë telashe mes vete iu kërkohet që të jenë në gjendje për të marrë vendime të vështira.

Madje, Scholz e Macron, kanë ngarkuar me punë dy këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, që të ndihmojnë të dërguarin e BE-së për dialog Miroslav Lajçak për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak bashkë me Plotner dhe Bonne, do të vizitojnë Kosovën me 9 shtator.

Por, çfarë nënkupton mesazhi i dy liderve të dy shteteve më të fuqishme të BE-së, që palët të jenë të të gatshme për vendime të vështira.

Sipas profesorit Ibrahimi Gashi, Kosova do të ballafaqohet me kërkesën e vështirë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Sigurisht që nënkupton përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë që do të duhej të kishte për epilog njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalisht gjetjen e një zgjidhje lidhur me Asociacionin e komunave serbe në Veri”, ka thënë profesori Ibrahim Gashi.

Letër të ngjashme sikurse Albin Kurti, ka pranuar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë, sipas opinionistit, Agon Maliqi, angazhimi i Macron dhe Scholz në këtë formë edhe përmes këshilltarëve do të ndikojë në përshpejtimin e procesit të dialogut.

“Me këtë emërim, mendoj që liderët evropianë po ia shtojnë peshën politike procesit, pra po u thonë liderëve të Kosovë edhe Serbisë që e keni një derë të hapur të drejtpërdrejt me kancelarin dhe presidencën franceze për ndihmesë në proces, në të njëjtën kohë është edhe një formë e presionit”, ka thënë opinionisti Agon Maliqi.

Njohësit e politikës së jashtme këtë angazhim kaq direkt të Gjermanisë dhe Francës e shohin shumë pozitiv.

RTV Dukagjini ka pyetur zyren e Lajçakut, për ngarkimin me punë të këshilltarëve të Scholz e Macron për të ndihmuar në procesin e dialogut, por nuk është kthyer ndonjë përgjigjje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika