Lirohet nga paraburgimi opozitari serb Sanduloviq

Opozitari serb, Nikola Sanduloviq, është liruar nga paraburgimi, sipas avokatit të tij, Çedomir Stojkoviç. Ai u arrestua pasi vendosi lule mbi varrin e një vajze shqiptare e vrarë nga forcat serbe gjatë kohë së luftës. Lirimi i tij erdhi vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm

Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë

Është liruar nga paraburgimi opozitari serb, Nikola Sanduloviq, kështu të paktën ka bërë të ditur avokati i tij, Çedomir Stojkviq.

Stojkoviq ka thënë se vendimi për arrestimin e tij ishte politik dhe se i ka paraprirë edhe rrahjes së Sandulloviqit.

“Sapo ka dalë nga burgu për t’u mbrojtur ndaj akuzës se ‘vuri lule mbi varrin e një vajze shqiptare’”.

Vendimi vjen vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Vendimi për arrestimin e tij ishte një vendim politik urrejtjeje. Asaj i ka paraprirë edhe rrahja e Nikolla Sanduloviqit.

Vendimi për lirimin e tij për t’u mbrojtur kundër akuzës për “vënien e një lule në varrin e një fëmije shtatëvjeçar” është gjithashtu drejtpërdrejt politik, sepse autoritetet në Beograd urdhëruan lirimin e tij për shkak të presionit në rritje perëndimore ndaj Serbisë për shkak të ndaj këtij vandalizmi të dukshëm ndaj Sandulovuqit”, ka shkruar ndër të tjera Stojkoviq në X.

 

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika