“Lista Serbe, asnjë autenticitet, por një mjet i thjeshtë për regjimin e Vuçiqit”

“Fatkeqësisht, Lista Serbe, e cila nuk ka dhënë asnjë kontribut për serbët vendas në Kuvendin e Kosovës, vepron si mburojë politike për veprimet e fundit të frikësimit në veri të Kosovës. Asnjë autenticitet, por një mjet i thjeshtë për regjimin e Vuçiqit dhe SHBA-të e futën në listën e zezë Radoiçiq”

“Lista Serbe, asnjë autenticitet, por një mjet i thjeshtë për regjimin e Vuçiqit”

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka reaguar Listës Serbe dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Vela e ka kritikuar Listën Serbe se nuk ka bërë asgjë për serbët vendas në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar vetëm si një mjet për rrëgjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Fatkeqësisht, Lista Serbe, e cila nuk ka dhënë asnjë kontribut për serbët vendas në Kuvendin e Kosovës , vepron si mburojë politike për veprimet e fundit të frikësimit në veri të Kosovës. Asnjë autenticitet, por një mjet i thjeshtë për regjimin e Vuçiqit dhe SHBA-të e futën në listën e zezë Radoiçiq”, ka shkruar Vela në Twitter të bashkangjitur me një postimin të Listës Serbe, ku kërkohej lirimi i serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, Vela i reagoi edhe Petkoviqit, o cili më herët the se Vela do të jepet gjithçka vetëm që ta kishte respektin që krimineli i kërkuar nga organet e drejtësisë kosovare e ka të serbët lokal të Kosovës.

Vela i reagoi duke i thënë se në vend që të denoncohet djegie e veturave të serbëve të Kosovës, Petkoviq mbron kriminelin Milan Radoiçiq.

“Petre, në vend që të denonconi djegien e veturave të serbëve vendas vetëm se i kanë të vetmet targa të ligjshme – RKS, ju veproni si mburojë politike për taktikat kriminale dhe terrorizuese të djalit tuaj Radoiçiq. Kosova veriore nuk është Sava Mala ku mund të mbretërojnë banditë dhe të mbeten të pandëshkuar!”, i është kundërpërgjigjur Vela në Twitter.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika