Lista Serbe reagon ndaj Hovenier-it për deklaratat ndaj Radoiçiç-it

Pas një deklarate të Hovenier-it për nënkryetarin e Listës Serbe, lista serbe ka reaguar përmes një komunikate

Përfaqësuesit e Listës Serbe

Pas takimit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier me kryetarin e Listë Serbe, Goran Rakiç, Hovenier kishte theksuar se i kishte rikujtuar ministrit për Komunitete dhe Kthim, se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç bën pjesë në listën e zezë të sanksioneve të Thesarit Amerikan të Shtetit.

Pas kësaj deklarate të Hovenier, lista serbe ka reaguar përmes një komunikate.

“Ne presim që një zyrtar i lartë të jep prova të qarta për pretendimet e tij, e jo vetëm norma të sheshta”, thanë Lista Serbe, ndonëse provat e qarta Thesari amerikan i Shtetit i ka dhënë me kohë dhë në detajet më të hollësishme rreth veprimtarive kriminale ekonomike të Radoiçiç.

Ndër të tjera, lista serbe ka thënë se është e papranueshme një deklaratë e tillë duke theksuar se pa një vendim gjykate, askush nuk mund të përcaktohet sikurse fajtor.

Mirëpo, kjo nuk është deklarata e vetme e Hovenier për të cilën ka reaguar lista serbe.

Hovenier i kishte cilësuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për dokumentet dhe targat serbe sikurse ” plotësisht konsistente me Marrëveshjen e Brukselit”.

Lista Serbe e pati një reagim edhe për këtë.

“Është veçanërisht hipokrite kur përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare flasin me serbët për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Brukselit, kur Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është bërë qe nëntë vite”, thuhet mes tjerash në reagim.

 

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika