Lufta në Ukrainë: Zbulimet e varreve nxitin thirrje për gjykatë ndërkombëtare lidhur me vrasjet ruse

Hetuesit ukrainas dhe ndërkombëtarë kanë mbledhur prova të krimeve të luftës. Kjo ka nxitur që Republika Çeke e cila mban Presidencën e radhës së BE-Së të bëjë thirrje për një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte

Presidenca e Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për një gjykatë ndërkombëtare për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Thirrja nga Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të bllokut, erdhi pas zbulimit të qindra varreve në Izyum, një qytet i çliruar së fundmi nga trupat ukrainase. Shumë prej të gjeturve thuhet se janë civilë, mes tyre gra dhe fëmijë.

“Ne qëndrojmë për ndëshkimin e të gjithë kriminelëve të luftës,” tha ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, transmeton BBC.

Ukraina thotë se beson se krimet e luftës janë kryer në Izyum, ku 59 trupa janë zhvarrosur deri më tani dhe pritet që më shumë të gjenden nga varret në një pyll në skaj të qytetit.

“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme,” tha Lipavsky.”Ne nuk duhet ta anashkalojmë atë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës”.

Ai ka bërë thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se kundërsulmimi i Ukrainës nuk do të ndryshonte planet ushtarake të Rusisë në lindje të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

“Ndërsa përballet me pengesa në vijën e frontit, Rusia ka të ngjarë të zgjerojë vendet që është e gatshme të godasë në një përpjekje për të minuar drejtpërdrejt moralin e popullit dhe qeverisë ukrainase”, thuhet në vlerësimin e përditshëm të konfliktit.

Në fjalimin e tij të rregullt të shtunën në mbrëmje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se hetuesit kishin zbuluar prova të reja të torturës së përdorur kundër njerëzve të varrosur në Izyum, në rajonin e Kharkiv.

“Më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv, në qytete dhe qyteza të ndryshme,” tha Zelensky i cili ka theksuar se rusët do të duhet të përgjigjen “si në fushën e betejës ashtu edhe në sallat e gjyqit”.

Të enjten, kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se dëshironte që presidenti rus, Vladimir Putin, të përballet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë.

Rusia pretendon se po lufton për denazifikimin e Ukrainës, në një konflikt që ajo ende i referohet si një “operacion ushtarak special” dhe jo si një luftë.

Ajo nuk ka komentuar për vendet e varrimit në Izyum. Moska ka mohuar më parë se ka shënjestruar civilët.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika