Lushaku për grevën në arsim: Ky komoditet që e ka marrë si të mirëqenë Qeveria Kurti II nuk i takon asnjë qeverie në botë

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur Jehona Lushaku, e cila e ka akuzuar Qeverinë Kurti II, për shkak të mosgjetjes së një zgjidhjeje për të nisur procesi mësimor

Jehona Lushaku nga LDK-ja

 





Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ka krijuar komoditet, edhe pse nxënësit nuk janë duke e vijuar mësimin që gati pesë javë.

Ajo ka kërkuar nga ekzekutivi që sa më shpejt ta gjejnë në zgjidhje në mënyrë që sektori i arsimit të normalizohet.

“Ky komoditet që e ka marrë si të mirëqenë Qeveria Kurti II nuk i takon asnjë qeverie në botë, prandaj, duhet të prodhohet një zgjidhje e menjëhershme që shkollat të hapen dhe nxënësit t’i kthehen procesit mësimor dhe kërkesat e mësimdhënësve të adresohen në mënyrë urgjente”, ka theksuar Lushaku.

“Kjo situatë është sepse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme të gjejë një zgjidhje për ta dhe ta mundësojë fillimin e procesit mësimor për ta”.

Sipas Lushakut, asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që shkollat të jenë të mbyllura për një periudhë kaq të gjatë.

Tutje, ajo ka thënë se nuk ka asnjë justifikim që një situatë e tillë ende të mbizotërojë.

“Kjo situatë është për një ego të një kryeministri, i cili nuk dëshiron të dialogojë e të gjejë zgjidhje, por gjen fuqinë për t’i tallur mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre”.

 





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika