Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se subjekti i saj ka qenë i gatshëm të kontribuojë brenda kompetencave për të çuar përpara proceset politike, por theksoi se pjesëmarrja në seancën e thrrur për në ora 17:00 nuk do të ndodhë pa një marrëveshje paraprake.
Ajo u shpreh se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancë pa u dakorduar për emrin që duhet votuar, duke e cilësuar të palogjikshme një situatë ku kërkohet votim pa një konsensus të qartë.