Luzha: Zgjedhjet dhe rikthimi i institucioneve në veri, pikat më urgjente që duhet të diskutohen në Bruksel

Ish-drejtoresha e FES, Besa Luzha, ka thënë se në takimin në Bruksel mes zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të duhej të bisedonin pikat më urgjente që kanë të bëjnë me planin e zbatimit

Besa Luzha, ish-drejtoresha e FES

Ish-drejtoresha e FES, Besa Luzha, ka thënë se në takimin në Bruksel mes zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të duhej të bisedohen pikat më urgjente që kanë të bëjnë me planin e zbatimit.

Sipas Luzhës, pikat më urgjente që duhet të sqarohen janë rikthimi dhe riorganzimi i strukturave në veri si policia, dogana, gjyqësia, dhe të diskutohet për organizimin e zgjedhjeve në veri.

Aktivistja ka shtuar se në bazë të planit të zbatimit duhet të bëhet dhe njëlloj plani i veprimit, sa i përket Asociacionit, “në kuptimin që të ndërtohet njëlloj afatizimi kohor se kur do të themelohet grupi menaxhues”.

Ndërsa për diskutimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës në Beograd, Luzha ka thënë se nuk mund ta konsiderojë si dobësi.

“Gjithmonë kam qenë pro dialogut, … ne mund të kthehemi prapa dhe sigurisht që ka gabime në veprime dhe hapa, të cilat ndoshta e kanë keqësuar gjendjen. Por, edhe mos të kishin pasur ato veprime, të cilat e lanë veriun në një mënyrë pa asnjë strukturë, ata ishin të gatshëm, por ne u japëm rastin të largoheshin nga institucionet, ata do të gjenin formë tjetër”, ka shtuar Luzha në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, janë takuar këtë të martë në Bruksel, për të diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika