LVV për Ramën: Përpiqet të marrë ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare, s’ka asnjë kontribut

Konferenca e fundit e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 është bërë objekt i kritikave nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka akuzuar Ramën për mungesë të informacionit dhe përgjigjeve konkrete

Lëvizja Vetëvendosja ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për mungesë të informacionit dhe përgjigjeve konkrete në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Kryetari i Prishtinës gjatë konferencës të hënën u përball me pyetje nga gazetarët në lidhje me financimin dhe përgatitjet për këtë ngjarje të madhe sportive, por sipas LVV-së, ai nuk mund të jepte përgjigje të qarta, ndërsa tenton të shfrytëzojë ngjarjen për të fituar përkrahje.

“Në vend se Përparim Rama të mbante konferencë për media mbi arrestimet e dy njerëzve më të afërm të tij, ai u përpoq të sjellë ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, punë për të cilën nuk e ka asnjë kontribut të vetëm”, ka shkruar LVV-ja në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje publikoi një video nga konferenca, ku shfaqen pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e Ramës. Në njërën prej pyetjeve, gazetari e pyeti kryetarin e Prishtinës se sa do të jetë shuma e investuar nga Komuna e Prishtinës për këtë ngjarje.

Rama përgjigjet me fjalët: “Nuk kemi një shumë të caktuar të parashikuar, por jemi të fokusuar që të jenë lojëra fantastike.”

Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar Ramën për këtë përgjigje, duke thënë se ai nuk kishte asnjë informacion të rëndësishëm dhe nuk mund të ofronte detaje të konkrete lidhur me organizimin e ngjarjes.

Ata gjithashtu kanë akuzuar Ramën për tentativën e tij për të sjellë ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, madje sipas tyre, ai as nuk është i përfshirë në organizim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika