Maliqi: Rama po tenton ta nxjerrë nga ngërçi skenën politike të Kosovës

Analisti politik, Agon Maliqi ka vlerësuar se propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Draft – Statutin e Asociacionit tregon seriozitetin e situatës, duke besuar se ai ka ndërhyrë në këtë mënyrë për shkak të bindjes së tij se mosveprimet në Kosovë mund të kenë pasoja të mëdha

Analisti politik, Agon Maliqi,  ka diskutuar lidhur me Draft – Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë të cilin e ka propozuar të enjten kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka theksuar se ky propozim vjen nga serioziteti i situatës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë si vendi i NATO-s, duke besuar se Rama ka ndërhyrë në këtë mënyrë për shkak të bindjes së tij se mosveprimet në Kosovë mund të kenë pasoja të mëdha.

“Mendoj se shumica kemi qenë të befasuar, por kjo e ilustron seriozitetin e situatës. Duhet ta kemi parasysh se Shqipëria është vendi i NATO-s, ka një përgjegjësi dhe pritshmëri nga aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë që ta luaj një rol në situatën në veri. Deri tani ka mbajtur një lloj distance dhe e ka respektuar Kosovën që t’i prijë këtij procesi”, ka thënë ai.

Maliqi ka vlerësuar se kryeministri Rama nuk do ta kryente këtë veprim pa qenë i sigurt për pasojat që mund të ndodhin.

“Mendoj që është bindje e bazuar në informacion, pra nuk besoj që zoti Rama do ta bënte këtë gjë pa qenë i bindur nga informatat, thashë se Shqipëria është vend i NATO-s, ka komunikim të vazhdueshëm, dhe ka një lloj përgjegjësie. Dhe gjithë këto që janë folur në ditët e fundit mbi pasojat e mundshme ndaj Kosovës, kryeministri Rama i ka vlerësuar si të besueshme dhe në bazë të informatave që i ka, dhe e ka parë të nevojshme që nëpërmjet  këtij veprimi ta nxjerrë prej ngërçi skenën politike të Kosovës, në të cilën e kemi futur vetën”, ka thënë Mlaiqi në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se Shqipëria ka komunikim të vazhdueshëm me NATO-n dhe ka një përgjegjësi ndaj aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Pra duke filluar nga Qeveria e cila ka një vjet që nuk sjellë draft të Asociacionit, njëkohësisht edhe opozita e cila ndoshta nga frika e reagimeve politike se mos po del kundër kryeministrit është e heshtur. Dhe mendoj që Rama e ka marrë këtë nismë që të qarkullojë një dokument mbi të cilin mund të flasim”, ka deklaruar tutje ai.

Maliqi gjithashtu ka vlerësuar se Rama ka marrë këtë veprim bazuar në informacione të besueshme dhe e ka parë të nevojshme për ta çuar Kosovën larg nga ngërçit politik.

Në përfundim, Maliqi ka theksuar se shqetësimi kryesor është lufta në Ukrainë dhe dëshira për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Ai ka thënë se edhe Shqipëria e shikon në këtë kontekst intervenimin e saj në çështjen e Statutit të Asociacionit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika